Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 69 vjeç, banues në Belsh, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. T., 38 vjeç, pasi në qytetin e Belshit, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-E. A., 16 vjeç, pasi në qytetin e Librazhdit, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtmi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
