“New York Times” për diktatorin e rënë në stallën e Labinot Mal

Gazetari i “New York Times”, Andrew Higgins i ka dedikuar një artikull të plotë prej 10 faqesh fshatit Labinot Mal të Elbasanit.
Theksi i gazetarit nuk është vendosur vetëm në politikat e diktatorit Enver Hoxha, por dhe në statujën, muzeun e fshatit ku Enver Hoxha mori për herë të parë pushtetin.

“New York Times” shkruan se për herë të parë, më 10 korrik 1943, Hoxha filloi të drejtonte Partinë Komuniste dhe Ushtrinë Nacionalçlirimtare nga ky fshat, si një forcë guerrile që do të ndihmohej nga Partia Komuniste Jugosllave dhe Britania e Madhe për të laguar ushtarët fashistë dhe nazistë nga Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Politika e Hoxhës ishte një miksim toksik i paranojës staliniste dhe represionit me izolimin dhe mjerimin ekonomik të Koresë së Veriut”, shton Higgins.
Familja Plaku ka bërë të mundur ruajtjen e bustit të Enver Hoxhës, shtëpisë ku dikur u bë mbledhja për krijimin e Partisë.
“Zoti Plaku e ndjen si detyrim të mbikqyrë bustin e burrit që e la fshatin malor të pagjindshëm në hartë”.


Gjatë komunizmit fshati pësoi një sërë ndryshimesh të rëndësishme siç ishte elefktifikimi, pasjen e një muzeu dhe të në busti prej bronzi 10 metra të gjatë “të shokut suprem”.
Ky bust tashmë ndodhet në stallën e familjes Plaku dhe është i vetmi objekt i muzeut që nuk është plaçkitu, falë Plakut dhe vajzës së tij, e cila është kthyer nga Greqia për t’u kujdesur për pridërit dhe të mos lejojë që statuja të plaçkitet.
Sabrie Plaku është shprehur, se në kohën e tij ai, diktatori, ishte njeri i mirë, por askush nuk e do më tani dhe se e ka mbrojtur statujën me gjithë forcat e saj.

Në këtë shkrim nuk kanë munguar as të dhënat e thëna nga historiani vendas, Agim Qoku, i cili ka theksuar se politika e Hoxhës e kthyen Shqipërinë në vendin më të varfër në Europë, por sërish muzeu, i cili është vendosur në një vilë madhështore të ndërtuar para luftës si një tërheqje verore dhe më pas e konfiskuar nga komunistët e Hoxhës, duhet të hapet sërisht.
Ky muze e mball njësoj si ferma kolektive dhe klinika pas ardhjes të demokracisë dekada më parë.

Për të gjitha agonitë e sundimit të Hoxhës, kur Shqipëria u prish jo vetëm me perëndimin, por edhe me Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik, përfundimisht edhe Kinën, të cilat diktatori i Ballkanit i konsideroi si shumë liberale, disa fshatarë ende e mbajnë mend atë me nostalgji.

Shqipëria, ende një nga vendet më të varfra të Evropës, nën sundimin e Hoxhës ishte mes trupave të gjakosur deri sa studentët protestues rrëzuan një statujë 30 metra të gjatë të tij në qendër të Tiranës, në shkurt 1991.

Një shembull ky i ndjekur shpejt në të gjithë qytetet e vendit, por ajo çka e dalloi Labinot Mal nga pjesa tjetër e vendit është se aty busti nuk u largua. Gjatë vitit 1991 nga Tirana u nis një vinç për të hequr statujën, por kur punëtorët e ngritën statujë në ajër, u kthyen mbrapshtë pasi një gajrpër i madh dhe i zi u shfaq në këmbët e tij.

Varfëria, emigrimi i qindrave banorëve nga fshati kanë zënë vend të rëndësishëm në këtë shkrim ku pasqyrohet dhe nostalgjia e banorëve për kohën e dikurshme, kur fshati përfshihej nga festa të mëdha gjatë ngritjes së bustit të diktatorit.

Perktheu dhe perpunoi: Dallandyshe Xhaferri