Një menaxher fune*rali është pushuar nga puna në Britani pasi humbi gjyqin e tij kundër diskri*minit gjinor, për arsyen se iu drejtua kolegeve të tij femra me fjalët “shpirt” dhe “zemër”! Ai u arsyetua me pretekstin se është njësoj si t’i drejtohesh kolegut mashkull me fjalën ‘’shoku’’.
Vendimi i Mike Hartley, i cili u pushua nga kompania ku punonte për arsyen se bëri komente të papërshtatshme dhe ofenduese kundrejt koleges së tij, zbuloi gjatë një paneli dëshmitarësh një sërë komentesh sek suale si: “shpirt”, “zemër” etj.
Hartley së fundmi ishte ngritur në detyrë, duke u bërë menaxher i burimeve njerëzore. “Ai i dërgoi ftesë në Facebook direkt asaj pas intervistës dhe e pyeti për masat trupore kur po organizoheshin uniformat’’, u shpreh një dëshmitare.
Ndërkohë një tjetër tha se “gjatë një takimi pune ajo i kërkoi atij që të kërkonte për diçka poshtë një kabine dhe ai u përgjigj duke i thënë, çfarë të kërkoj: fundin tënd?’’Grupi i dëshmitarëve tha se ai hynte në zyrë me komentet të tipit: “Shpirt, erdha’’. Hartley ishte pezulluar nga puna në vitin 2019 për shkak se Aderton u ankua se ai po e bënte të ndihej jo mirë dhe komode, por ai tha se po përpiqej që ta bënte të ndihej e mirëpritur.
Ai e apeloi vendimin duke thënë se koleget e tij e planifikuan dhe ranë dakord për akuzat kundër tij, duke e quajtur një diskrimin gjinor dhe se kjo çoi në pushimin nga puna.