KOSOVË- Mes situatës së tensionuar në veri të Kosovës, një shqiptare nga Durrësi, Mira Dreaj, u martua dje në Leposaviç me serbin Dejan Slavkoviç. Mira tha se ajo tani ndihet serbe dhe deklaroi se ka shumë shqiptarë me origjinë serbe, që nuk e dinë një gjë të tillë.
“Unë u martova me Dejanin për dashuri, ne u takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Unë jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe. Ka shumë njerëz në Shqipëri qe kanë origjinë serbe, dhe nuk e dinë, ose deri tani ata ishin të ndaluar ta dinin’’- tha Mira, gruaja nga Durrësi që u martua me serbin në Leposaviç.
Ndërsa dhëndri, Dejani, tha se Mira i ka thënë se do t’i lindë fëmijët e tyre si ortodoksë, në Kosovë. Slavkoviç e dha fjalimin e tij teksa kaloi pranë pengesave ku po qëndrojnë trupat e KFOR-it, pranë ndërtesës së komunës ku po qëndron i ngujuar kryetari i ri tash e sa kohë.
