Në kërkim për tentativë vrasje, kapet në Greqi i shumëkërkuari shqiptar (Emri)

Ka marrë fund arratia e shtetasit shqiptar, Marjan Lisi, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Bëhet me dije se 41- vjeçari shqiptar, është arrestuar në Athinë këtë të enjte. Ai ishte shpallur në kërkim pasi kishte kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti në Spata të Athinës në datën 10 shtator të këtij viti, ndërsa në të njëjtën ditë shtiu me armë në zonën Nea Makri ndaj një personi të cilin tentoi të grabisë, por pa i shkaktuar plagë.

Sipas policisë helene, Lisi u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë në vendin e quajtur Vari në periferi të Athinës. Lisi do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.