Ndezën zjarre për mbeturina, por u dolën jashtë kontrollit, arrestohet një shtetas në Elbasan, procedohen 2 të tjerë

Ndezën zjarre për mbeturina, por u dolën jashtë kontrollit, arrestohet një shtetas në Elbasan, procedohen 2 të tjerë

Si rezultat i veprimeve hetimore për rastet e zjarrvënies, Policia zbardh 2 raste të tilla të ndodhura në fshatrat e njësisë administrative Papër dhe identifikon 2 autorët.

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër, vihet në pranga 54-vjeçari.

Procedohet penalisht pronari i tokës me ullinj, për moskallëzim të krimit.

Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën pjesërisht disa pemë ulliri në pronësi të një tjetër shtetasi, procedohet penalisht 62-vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, si dhe si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Elbasan, për 2 raste të zjarrvënieve, u bë identifikimi i autorëve të këtyre rasteve. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste:

-u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 54 vjeç, banues në fshatin Papër. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Pajun, për djegien e mbeturinave, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me 267 pemë ulliri, në pronësi të shtetasit J. V. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj pronarit të tokës, shtetasit J. V., pasi nuk ka kallëzuar për këtë rast;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. S., 62 vjeç, banues në fshatin Bizhutë, pasi ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur disa mbeturina, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur pjesërisht 7 pemë ulliri në pronësi të një 58-vjeçari.