Ndërtonte pa leje në Cërrik, procedohet penalisht 61-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Cërrik kanë referuar materialet në prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit R. M., 61 vjeç.

Sipas policisë, gjatë verifikimeve u konstatua se ai po kryente punime ndërtimi pa lejen përkatëse nga autoritetet kompetente.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.