Ndërtime pa leje në Cërrik, procedohet penalisht 46-vjeçari

Cërrik, 13 Nëntor 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin B. K., 46 vjeç, i cili ka kryer punime ndërtimi pa leje.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërtimi është konstatuar gjatë kontrolleve të terrenit dhe është pezulluar menjëherë nga autoritetet përkatëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.