Shoferi i mitur u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
TIRANË- Kreshnik Tomani, i cili ndodhej prej 10 ditësh në gjendje kome te spitali i Traumës, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Më 24 gusht, 35-vjeçari u përplas nga një automjet tip “Land Rover” që drejtohej nga një 17-vjeçar.
Konkretisht, aksidenti ka ndodhur në lagjen “Liri Gero”. Ndërkohë shoferi i mitur u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
