Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se një vajzë në moshën 12-vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Durrësit. Nga informacionet e para shkak i vdekjes së vajzës së mitur ka qenë hemoragjia cerebrale.
Vajza nga Sukthi është paraqitur pasditen e sotme me kriza epileptike në urgjencën e pediatrisë, ku ka marë mjekimin fillestar dhe më pas është qetësuar. Më pas ajo është përkeqësuar sërish dhe është dërguar në reanimacionin e të rriturve. Pas disa orësh ajo ka humbur jetën. Mjekët e spitalit rajonal Durrës shprehen se ky është një rast mjaft i rrallë që ndodh tek fëmijët. Ata theksojnë se shkak për këtë emboli mund të jetë ndonjë aneurizëm ose keqformim i lindur.













