Një i dënuar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Lezhë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 07:00, është konstatuar pa shenja jete i dënuari Allush Hysa, lindur më 12 shtator 1989. Ai ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5, dhe vuante një masë mjekësore të “mjekimit të detyruar” që nga data 27 nëntor 2021, në zbatim të një vendimi gjyqësor.
I ndjeri ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
Referuar dosjes penale, Allush Hysa ishte arrestuar më 23 janar 2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
Pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar strukturat përkatëse: SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, Komisariati i Policisë, si dhe familjarët.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shprehur ngushëllime familjes Hysa dhe ka nisur procedurat për hetimin e rrethanave të vdekjes.













