Më datë 27.09.2025, shërbimet e Qarkullimit Rrugor konstatuan në lëvizje një automjet me xhama të zinj në aksin “Bradashesh-Elbasan”.
Drejtuesi, shtetasi E. M., 37 vjeç, nuk iu bind urdhrit të policisë për të paraqitur dokumentacionin. Ai u shoqërua në Komisariat për verifikim, ku gjatë procedurave ka shfaqur probleme shëndetësore dhe u dërgua menjëherë në spital.
Paraprakisht dyshohet se ai ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është në kujdesin e mjekëve.
Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.
