Ndalohet nga policia 40-vjeçari i akuzuar për dhunimin e rojes në Elbasan

Ndalohet nga policia 40-vjeçari i akuzuar për dhunimin e rojes në Elbasan.

‘Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Elbasanit, për ndalimin e shtetasit Durim Koçi, 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi më datë 14.02.2024, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 70-vjeçar, rojë në një shkollë 9-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.