Është ndarë nga jeta intelektuali i njohur nga Librazhdi, Skënder Karriqi,
Ikja para kohe ka pikëlluar pa masë familjen, të afërm, shokë dhe miq.
Një dedikim të veçantë për Karriqin ka bërë edhe kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha.
Postimi:
Sot, në administratën e bashkisë humbëm një njeri të dashur, një mentor të shquar dhe një udhëheqës me vizion.
Profesor Skënder Karriqi, i cili ka shërbyer për shumë vite në arsim dhe në administratën e Bashkisë Librazhd, duke promovuar kulturën dhe folklorin e qytetit, la pas një ndikim të pamatshëm në komunitetin tonë. Me përkushtimin e tij të palëkundur ndaj arsimit dhe kulturës, ai frymëzoi dhe mbështeti të rinjtë, nxiti vlerat kulturore dhe kontribuoi në ndërtimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë ne.
Si profesor, drejtues dhe mik, Skënderi ishte gjithmonë një shembull i integritetit dhe përkushtimit. Puna dhe pasioni i tij do të kujtohen me respekt dhe mirënjohje nga të gjithë ata që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me të.
Homazhet në nder të Profesor Skënder Karriqit do të mbahen në Pallatin e Kulturës “Sadi Halili” Librazhd, nga ora 11:00 deri në 13:00.
Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Kujtimi dhe veprat e tij do të mbeten përgjithmonë mes nesh. Qoftë i paharruar, Profesor Skënder Karriqi!














