Muaji nëntor mbyllet me vranësira,por pasditja sjell reshje lokale

Muaji nëntor do të mbyllet me një përmirësim të motit, ku do të mbizotërojnë kthjellimet me alternime vranësirash.

Ndërkohë, gjatë pasdites, pritet të kete shtim të vranësirave, që do të sjellin reshje shiu, kryesisht në Veri të vendit.

Temperaturat do të variojnë nga 1 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimalja do të jetë gjatë ditës në zonat e ulëta, me 23 gradë Celsius.