Moti sot, e enjte 29 shkurt dhe parashikimi për të premten

Në Shqipëri pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu si dhe me rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Gjatë ditës do të ketë edhe intervale të gjata kohore pa reshje atmosferike e në disa vise edhe intervale kohore me diell. Reshjet intensifikohen orëve të mbrëmjes.

Të Premten na pret mot me vranësira e reshje më të shpeshta shiu ku lokalisht do të ketë rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë. Erërat juglindore gjithnjë do të jenë ende me ne, nganjëherë të fuqishme.

Nga e shtuna erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë kryesisht nga jugperëndimi. Parashihen alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell e lokalisht edhe ndonjë reshje lokale shiu.