Moti sot/Dhjetori nis me kthjellime dhe vranësira

Për këtë fillim muaji, dita do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në dy ekstremet veri-jug duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë, nuk përjashtohen edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.