Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës në lartësitë mbi 1400 m. Mësohet se në aksin rrugor Boboshticë- Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 cm.
Gjithashtu reshjet e dëborës me intensitet të ulët janë regjistruar edhe në zonat malore të Pogradecit dhe Maliqit përfshirë edhe Malin e Thatë. Ndërsa i gjithë rajoni juglindor është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut prej orëve të para te mëngjesit.
Është punuar për pastrim dhe kriposje ne aksin Boboshticë-Dardhë dhe aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme. Nga reshjet e shiut dhe të dëbora temperaturat janë ulur ndjeshëm, aktualisht termometri shënon 4 gradë. Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të krijuar nga moti.
Gjatë natës së mbrëmshme, janë rikthyer reshjet e shiut në të gjithë teritorin e qarkut Dibër, ndërsa në orët e para të mëngjesit, dëbora ka zbardhur qytetin e Peshkopisë.
Bora vetëm sa ka zbardhur çatitë në qytet, ndërsa në zona të thella shkon deri në 15 cm.
Rrugët janë të gjitha të lira dhe nuk janë shfaqur probleme.
Sa i përket pemëtarisë, nuk ka shkaktuar dëme pasi pemët ende nuk kanë çelur, madje nga fermerët shihet ndihmë, pasi bora dhe temperaturat e ulëta shtyjnë edhe për pak kohë çeljen e luleve, dhe minimizon problemet me ngricat.













