Mosrespektim i vendimit gjyqësor, ish-bashkëshortja procedohet në Librazhd

Librazhd – Shtetasja S. M., 23 vjeç, banuese në Korçë, është proceduar penalisht pas kallëzimit të ish-bashkëshortit të saj, E. F., 22 vjeç. Ai pretendon se S. M. nuk ka kthyer fëmijët e mitur sipas datës së përcaktuar nga gjykata.

NMaterialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.