BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kalanë e Berati ku 63-vjeçari Kristo Mema (i njohur edhe si Kontandin Hoxha) ka qëlluar për vdekje turstin Keli Hoxha. Sipas dëshmisë, autori i kishte kërkuar mos ta prekte kalin pasi nuk ndihej mirë, por viktima nuk kishte pranuar. Më tej ai ka rrëfyer se viktima e kishte ofenduar rëndë, që ka shkaktuar acarim tek Mema. Ky i fundit ka nxjerrë armën e ftohtë dhe e ka qëlluar për vdekje.
“Mos e prek kalin se është i acaruar sot!”, mësohet ti ketë thënë autori viktimës dje.
Sakaq i moshuari është arretuar disa orë pas krimit pasi ishte arratisur dhe fshehur. Ai deklaron se pasi kreu krimin ka shkuar fillimisht në banesë, më pas është fshehur në një shpellë me shpresën për t’i shpëtuar policisë.
“Shkova në banesë, lidha kalin në kasolle, mora disa ushqime dhe u fsheha në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë”, mësohet se ka thënë në polici pasi u kap pas disa orësh në arrati.













