VoxNews ka siguruar foton e Altin Ndocit në momentin që ka arritur të dalë nga spitali i infektivit i spitalit të Durrësit mesditën e sotme.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e arratisjes së tij dhe fotoja është shkëputur nga pamjet e filmuara nga këto kamera.

Ditën e sotme, Altin Ndoci është shoqëruar nga Policia e Burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt spitalit rajonal, në një dhomë të posaçme ku kryhen vizitat mjekësore për personat e paraburgosur.
Ai është shoqëruar nga 5 efektivë të burgjeve, njëri prej tyre shofer.
Mësohet se dy prej efektivëve që e shoqëronin janë futur brenda në ambientet e spitalit, ndërsa Ndoci u ka kërkuar që të shkonte në tualet.
Në këtë moment ka nisur të marrë formë plani.
Pasi Ndoci ka dalë nga tualeti, ka goditur me grusht një prej efektivëve dhe është larguar me vrap nga kati i 3-të duke zbritur nga shkallët.













