Gramsh, 26 shtator 2025
Një 39-vjeçar me inicialet R. I. është proceduar penalisht nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi V. Zh., 42 vjeç.
Sipas denoncimit, 39-vjeçari i ka dërguar mesazhe fyese në rrjete sociale.
Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
