Anulohet takimi i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, duket se është anuluar.
Burime të Klan Kosovës nga Tirana kanë thënë se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Prishtinë për këtë mbledhje.
Pritet konfirmim nga qeveria e Kosovës për këtë çështje, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje.
