Me fustan të kuq të tejdukshëm/ Dua Lipa mahnit me fotot nga pushimet në Shqipëri, fansat kapin detajin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka njoftuar prej disa ditësh se ndodhet në Shqipëri për pushime.

Ylli i muzikës ka ndarë me miliona ndjekësit e saj disa foto në “Instagram”, ku duket si një sirenë me një fustan të kuq të tejdukshëm.

Dua shfaqet e veshur me një fustan të kuq rrjetë që poshtë i tregon mbathjet e zeza.

Teksa pozat e saj janë pëlqyer shumë, fansat edhe e kanë komplimentuar. Mes komenteve të shumta, shihet se ndjekësit e kanë kapur këtë detaj duke shkruar se Dua është veshur me ngjyrat e flamurit.

Këngëtarja e famshme duket se është duke shijuar bukuritë e vendit tonë, ndërsa në foto perëndimi i diellit duket mahnitës.