Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin e ministrisë së Arsimit për mbylljen e shkollave për 3 ditë, javën që vjen, për shkak të temperaturave të ulta.
Përmes një reagimi nga deputetja Ina Zhupa, PD thekson s enjë situatë e tillë ka nxjerrë në pah dështimin në krijimin e kushteve minimale në shkolla siç është ngrohja.
Zhupa po ashtu shton se këto vendime të Ministrisë së Arsimit rëndojnë edhe tek prindërit, pasi nuk ka se kush kujdeset për fëmijët.
Zhupa: Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përveç se nxori në pah dështimin në krijimin e kushteve minimale si ngrohja në shkolla, por ka vënë në vështirësi prindërit. Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë. Vendime të tilla kur merren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese. Siç është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi! Ministria e arsimit duhet të reagoj menjëherë dhe ti kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla.
