Mbyllet protesta, Ja 4 kërkesat e protestuesve, lajmerohet një tjetër më e madhe të hënën

Protesta vazhdoi per dy ore ne bulevard. Në fund, një nga protestuestit renditi katër kërkesa për qeverinë:

-Ne propozojmë heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.

-Kërkojmë uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogëla dhe familjet.

-Heqjen e taksës së qarklullimit në naftë.

-Heqjen e akcizës së gazit.

Fjalën e mori dhe aktivisti Adriatik Lapaj, i cili lajmëroi se ata do të mblidhen sërish ditën e hënë në orën 17:00.

“Ditën e hënë në orën 5 do jemi këtu përsëri. Ndoshta bëhemi më shumë se sot ditën e hënë. Ku i dihet”, u shpreh Adriatik Lapaj.