Nga Entela Duka
Ndonëse me numër dukshëm më të ulët fermerësh dhe gjela deti, as këtë vit Panairi i Gjelit të Deti nuk i mungoi qytetit të Peqinit.Ndër dekadash fermerët në Peqin kanë mbarështuar këtë shpend, I ciili konsiderohet si “mbreti” I tryezës festive të fundvitit. Edhe pse çmimet këtë vit janë rritur ndjeshëm,fermerët thonë se çmimi nuk e justifikon mundin dhe harxhimin e tyre vjetor.Thonë se po falimentojnë, ndaj kërkojnë mbështetje nga shteti
Panairi i gjelit të detit u vizitua dhe nga Presidenti Bajram Begaj dhe përfaqësues të politikës locale në Qarkun e Elbasanit.Presidenti u shpreh i lumtur që panairi i’u rikthye qytetit që e ideoi vite më parë si organizim.
Numrin e ulët të mbarështuesve në panair e faktojnë edhe këto pamje. Kryebashkiaku Bukurosh Maçi e ka një argument edhe për këtë.
Edhe pse konsiderohet simboli i Peqinit,ulja e fermerëve që merren me mbarështimin e gjelit të detit rrezikon ta shuajë këtë traditë disa vjeçare.Fermerët zakonisht i ushqejnë me ullinj, ndaj gjeli I detit të Peqinit ka një shije të veçantë.