Masat anti-Covid/ Policia mbyll lokalin e deputetes

Lokali i Adriana Matoshit
Lokali i Adriana Matoshit

Ditën e sotme policia kosovare, në bashkëpunim me Inspektoriatin, kanë mbyllur çdo lokal që nuk ka respektuar masat anti-covid.

Në mesin e këtyre lokaleve që është mbyllur në Prishtinë është edhe ai që menaxhohet nga deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi.

Për shkak të shkeljeve të masave anti-Covid, lokalit në fjalë i është vënë dryni.

Kujtojmë se ky vendim është marrë nga Qeveria e Kosovës në kuadër të masave anti-Covid.