Masakër në Malin e Zi, një person hap zjarr në restorant dhe vret 5 persona!

Të paktën pesë persona janë vrarë sot në Cetinje, ndërsa policia është në kërkim të autorit, Aco Martinoviç nga Cetinja, raporton gazeta vendase Vijesti.

Këto janë të dhënat e para të policisë nga vendngjarja e tragjedisë, ndërsa dyshohet se numri i viktimave të jetë më i madh.

Ngjarja e rëndë ndodhi në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.

Mësohet se fillimisht në atë lokal ka ndodhur një përleshje, pas së cilës i kërkuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Drejtoria e Policisë i ka apeluar qytetarëve të Cetinjës që të qëndrojnë të kthjellët dhe të qëndrojnë në banesat e tyre, ndërsa të gjitha ekipet policore në dispozicion janë në terren.

“Njoftojmë publikun se kjo është një ngjarje situative, e cila nuk është rezultat i goditjes së grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë krize, në terren janë dërguar njësitet speciale të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.