u organizua marshimi i përvitshëm ndërfetar në Shqipëri, një ngjarje që bashkoi komunitetet fetare për të mbështetur fuqizimin e grave dhe të rinjve në luftën kundër dhunës dhe në promovimin e barazisë gjinore.
Rudina Çollaku, Presidente e ËCDCA theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi të paprecedent:
“Është një ngjarje e veçantë që komunitetet fetare ia dedikuan marshimin mbështetjes së grave dhe të rinjve. Në dekadën e fundit, 159 gra janë vrarë në Shqipëri dhe qindra e mijëra të tjera kanë përjetuar dhunë. Kjo e bën këtë marshim jo vetëm simbolik, por edhe një domosdoshmëri për të ndërgjegjësuar shoqërinë tonë.”
Nga ana tjetër, znj. Flutura Açka, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, theksoi rëndësinë e ngritjes së modelit të Elbasanit si një shembull për të gjithë vendin:
“Elbasani dhe Shqipëria duhet të jenë modele të duhura për mbështetjen e grave. Barazia gjinore është një element i domosdoshëm për zhvillimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme.” Ndërsa Shpresa Banja, Kryetare e Forumit të Gruas, falënderoi organizatorët dhe vuri theksin tek roli i fesë
Marshimi përfundoi në atmosferë optimizmi dhe frymë bashkëpunimi, duke nënvizuar nevojën për veprime konkrete në luftën kundër dhunës dhe për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë.
