Rikthehet programi i strehimit për kreditë e buta në bashkinë Elbasan

Pasi kaloi në Këshillin Bashkiak është hapur tashmë procesi i aplikimit për të përfituar kredi të butë për stehim. Bashkia Elbasan ka sqaruar se
“Është hapur thirrja për të aplikuar nga të gjitha kategoritë e interesuara për programin e subvencionimit të interesave të kredisë, e njohur ndryshe si kredia e butë. Bashkia Elbasan ka dhe eksperienca të mëparshme. Më e afërta është ajo e vitit 2021 ku Bashkia Elbasan shpalli rreth 180 kuota dhe patën 154 aplikantë u kualifikuan të cilët më pas ndoqën procesin e tyre pranë bankave. Ky është një program në kuadër të thirrjeve për strehim i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonimisë. Bashkia Elbasan ka pasur edhe një thirrje në vitin 2012 dhe që atëherë nuk është praktikuar më si program, por jemi optimistë për hapjen këtë vit me 85 kuota dhe vijimësinë e programit” theksohet nga përfaqësues të bashkisë Elbasan.
Për vitin 2025 janë miratuar 85 kuota për Bashkinë e Elbasanit ndërsa përfituesit duhet të plotësojnë disa kritere.
Bashkia Elbasan sqaron se “kriteret që duhen plotësuar janë disa dhe e gjithë procedura mund të aksesohet pranë zyrave të njësive apo në ëebsite-n e bashkisë Elbasan. Kriteret kryesore janë çiftet e reja, personat që nuk kanë mbushur 40 vjeç, nënat kryefamiljare, familjet njëprindërore etj”.
Përveç kategorive sociale të përcaktuar ekziston edhe kriteri ekonomik. Familjet që mund të aplikojnë janë ato që nuk kanë në pronësi një banesë, apo banesa e tyre është nën normat e strehimit. Po ashtu të ardhurat duhet të jenë brenda kufijve të përcaktuar.