Pësoi djegie të rënda pasi makina mori flakë, ndërron jetë në spital 37-vjeçari

0
10

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 37-vjecari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rëndë mbrëmjen e djeshme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte mori flakë në aksin Kardhiq – Delvinë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Skërficës, ku mjeti tip “Volkswagen” Touran mori zjarr në rrethana të paqarta.

Kalimtarë dhanë ndihmën e parë dhe 37-vjeçari u transportua me ambulancë në spitalin e Sarandës e më pas në atë të Traumës në Tiranë por pa mundur të mbijetojë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu