Zjarri në banesë në lagjen 1 të Pogradecit, ku humbi jetën 52-vjeçarja Kozeta Teço dyshohet se është i qëllimshëm.
Burime nga grupi hetimor sqarojnë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune.
Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie.
52 vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë në mëngjes në banesën e saj, e cila ishte e djegur.
