Makina ra në përrua në Klos, identifikohet drejtuesi i mjetit që rezulton i humbur

Një automjet ka rënë në një përrua pas mesnatës në zonën e Klosit, ndërsa drejtuesi i mjetit, Jurgen Karaj, rreth 30 vjeç, rezulton i humbur. Ngjarja është regjistruar në orët e vona të natës, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, nuk dihet nëse 30-vjeçari Karaj udhëtonte i vetëm apo në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë. Dyshohet se ai mund të jetë marrë nga rrjedha e përroit, për shkak të kushteve të motit dhe prurjeve të shtuara të ujit.

Forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet intensive për gjetjen e drejtuesit të mjetit. Autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa operacioni i kërkimit vijon.