Makina përplas triçiklin, humb jetën shoferi

KUKËS – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Kukës. Një makinë është përplasur në rrethana ende të paqqarta me një triçikël dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.

Bëhet me dije se drejtuesi i triçiklit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.