Makina përplas tre fëmijë me monopatinë në Tiranë, dy prej tyre plagosen rëndë

Tiranë, 25 qershor 2025 – Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme pranë urës te ish-Hotel Dajti, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë që po lëviznin me monopatinë.

Si pasojë e përplasjes, dy nga fëmijët kanë pësuar plagë të rënda dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore mbetet nën vëzhgim nga mjekët.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Aktualisht, po verifikohet identiteti i drejtuesit të mjetit dhe shpejtësia me të cilën udhëtonte në momentin e ngjarjes.