TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë ka përplasur një të mitur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e përplasjes, 7-vjeçari ka humbur jetën në spital. Ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorit të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit./













