Makina përplas policin që po kalonte te vijat e bardha

Shkodër, 9 gusht 2025 – Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, një automjet i drejtuar nga shtetasi B. N. dyshohet se humbi kontrollin dhe përplasi shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie. Ngjarja ndodhi teksa polici po kalonte në vijat e bardha për t’u drejtuar drejt vendit të shërbimit.

I dëmtuari u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.

Punonjësi i Policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.