DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Plepa-Shkozet, ku ka humbur jetën një person.
Sipas informacioneve paraprake, një makinë me targa të huaja ka përplasur për vdekje një të moshuar, ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
‘Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit’.













