TEPELENË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit”. Mësohet se një çift, burrë e grua nga Tepelena, kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit.
Çifti po udhëtonte drejt Tepelenës kur ka goditur nga prapa një automjet të tonazhit të rëndë, i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor. Gjithashtu dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.
