Makina përmbyset në rrugë, shkak përgjumja e shoferit

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Çërravë. Shoferi i automjetit ka humbur kontrollin ku makina për pasojë është përmbysur në rrugë.

Në automjet ndodheshin shoferi dhe gruaja e tij, të cilët mësohet se nuk janë lënduar nga aksidenti. Ndërkohë bëhet me dije nga policia se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për sqarimin dhe normalizimin e ngjarjes.