Makina përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi

ORIKUM- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë Portit të Jahteve në Orikum. Mësohet se një automjet tip Audi A3 ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në mes të karrexhatës. Bëhet me dije se mjeti ka humbur kontrollin në rrethana ende të paqarta, duke krijuar panik te qytetarët që ndodheshin aty pranë, për shkak të zhurmës dhe mënyrës së përmbysjes.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar drejt spitalit shoferin e plagosur. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e plota të aksidentit.