Lezhë, 12 qershor 2025 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin “Tiranë–Lezhë”, në zonën e njohur si Fushë-Gjormë, ku një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e katër personave.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:30, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen”, Besmir Qahi, 29 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerët që ndodheshin me të: Ilir Qahi, 70 vjeç, Lirim Qahi, 40 vjeç, dhe Mira Çuku, 60 vjeç.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Burime spitalore bëjnë me dije se Ilir Qahi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të daljes nga rruga të automjetit.
