LEZHË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Thumanë- Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 ndërsa një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e e tij, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.
Njoftimi i plotë:
Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Thumanë- Lezhë, një automjet me drejtues shtetasin B. M., 35 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasja L. M. (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.
