Mafiozët shqiptarë po përdorin TikTok për të reklamuar “biznesin” e tyre të trafikut të paligjshëm të personave, të cilëve u marrin më shumë se 20,000 £ për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Media britanike “Mirror” ka gjetur reklama në rrjetin social, madje njëri mburrej se kishte një shans për të takuar Mbretëreshën.
“Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda kokës së kamionit. 100% e sigurt. Për më shumë DM.”
Një reklamë e dytë, e postuar më 21 dhjetor, thoshte: Një tjetër udhëtim gati për në Angli. 24,000 paund. Udhëtim i sigurt për në Angli para Krishtlindjeve. Na kontaktoni shpejt.
Këto reklama u shfaqën 6 ditë pasi Agjencia Kombëtare e Krimit njoftoi marrëveshjet me TikTok, Facebook, Instagram, YouTube dhe Twitter, të cilat ofruan bashkëpunim kundër grupeve të krimit që përdorin internetin për të rekrutuar, komunikuar dhe reklamuar shërbime të jashtëligjshme.
