TIRANË – Mirlinda Karçanaj është liruar nga detyra e drejtoreshës së Agjencia e Kryerjes së Shërbimeve të Informacionit (AKSHI), pas dorëheqjes së saj me efekt të menjëhershëm të dorëzuar më 10 shkurt 2026.
Burime pranë institucioneve konfirmojnë se në krye të AKSHI-t është emëruar Igli Tafa.
Mirlinda Karçanaj ndodhet aktualisht nën akuzë nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte, dhe është në arrest shtëpiak me vendim të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Që prej vendosjes së arrestit shtëpiak, funksionet e Karçanaj janë deleguar vartëses së saj, Romina Kostanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe projekteve e-Gov me Fondet e Huaja.














