Librazhd, 10 Nëntor 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për:
F. A., 38 vjeç, F. P., 22 vjeç, A. G., 34 vjeç, Xh. P., 31 vjeç dhe E. P., 25 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me një 17-vjeçar, për motive të dobëta;
I. Ll., 58 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan













