Librazhd/ Përplasen dy automjete në aksin “Qukës–Golik”, procedohen penalisht dy drejtuesit

Elbasan, 6 Tetor 2025

Në aksin rrugor “Qukës–Golik”, dy automjete të drejtuara nga shtetasit F. K., 34 vjeç dhe L. Ç., 37 vjeç, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime të lehta për tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin e drejtuar nga F. K.
Pas aksidentit, shtetasi L. Ç. u largua nga vendi i ngjarjes, por u paraqit më pas në komisariat.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe ka nisur procedimin penal ndaj të dy drejtuesve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.