Librazhd/ Procedim penal për 26-vjeçarin që dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin F. L., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.