Një kamion ka marrë flakë në aksin rrugor “Qukës–Librazhd”, ku dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e fërkimit të disqeve të gomës me asfaltin. Mjeti drejtohej nga një 33-vjeçar dhe nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













